Gjeorgjia “mollë sherri” për Suedinë

Kualifikimin për në Kampionatin Botëror “Katari 2022” e kishin “në dorë”, por Gjeorgjia i prishi planet.
Suedia ka pësuar humbje befasuese në udhëtim ndaj Gjoergjisë, me rezultat 2-0 dhe i kanë vështirësuar punët vetes, shkruan Shqip.com.
Zlatan Ibrahimovic së bashku me shokë – në fushën e gjelbër hynë si favorit, por dolën me kokë të ulur.
Goli i parë në këtë takim u shënua nga në minutën e 61-të, ndërsa autor ishte Kvarateskhelia.
Kurse, në rolin e asistuesit ishte Azarov.
Kur u prit një kundërpërgjigje nga suedezët, ndodhi e kundërta.
Ishte skuadra vendase që realizoi edhe një herë, pas 16 minutave për ta dyfishuar rezultatin në këtë takim. Ky ishte edhe epilogu përfundimtar i kësaj ndeshje, ani pse suedezët u “orvatën” për të barazuar deri në fund.
Nëse Spanja triumfon në udhëtim ndaj Greqisë, Suedia do të zbres nga pozita e liderit – në vendin e dytë.
Kurse, në anën tjetër, Gjeorgjia mbetet në vendin e katërt, me shtatë pikë dhe pa gjasa për të siguruar kualifikimin për në Katar./Shqip.com