Lajme

Gjeneral Jashari përcjell ushtrimet e përbashkët të pjesëtarëve të FSK-së me trupat amerikane në Iowa-s

Ushtarët e FSK në Iowa

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari vizitoi nga afër trupat e FSK-së në ushtrimin e përbashkët me ushtarakët Amerikan në Iowa.

Përmes një postimi nga Forca e Sigurisë së Kosovës, u bë e ditur se Gjeneral Jashari së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneral Corell kanë parë nga afër ushtarakët e FSK-së, së bashku me ushtarakët amerikanë gjatë realizimit të konceptit të ushtrimit të përbashkët.

Ushtarët e FSK-së gjatë stërvitjeve në Iowa

“Komandanti i FSK-së vëzhgoi nga afër planifikimin taktik në nivel të kompanisë dhe batalionit si dhe ballafaqimin me zjarrin direkt të armikut, këto stërvitje kanë për synim rritjen e përgatitjeve luftarake për fushëbetejë si dhe ndërveprueshmërinë mes dy forcave”, thuhet në njoftim.

Tutje u bë e ditur se personeli i FSK-së dhe ai i partnerëve nga SHBA po tregojnë nivel të lartë profesional dhe përkushtim maksimal në përmbushjen e objektivave të ushtrimit./Shqip.com

Ushtarët e FSK-së gjatë stërvitjeve në Iowa
Ushtarët e FSK-së gjatë stërvitjeve në Iowa