Lajme Botë

Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland të Gjermanisë

Imazhe nga Saarlandi
Imazhe nga Saarlandi

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe as dëme, autoritetet paralajmërojnë se gjendja është me rrezik.

Sipas të dhënave të Qendrës për Matjen e nivelit të ujërave nga vërshimet, ekziston një rrezik ekstrem për vërshime. Kjo dukuri natyrore ndodh në cikle çdo 20 ose 50 vjet, komunikoi Enti i landit për Mjedisin dhe Mbrojtjen në Punë në Saarbryken. Shërbimi Sinoptik gjerman paralajmëroi, se ka rrezik për jetë. Deri tani për fat të mirë nuk ka as vitikma në njerëz dhe as dëme, vuri në dukje Ministria e Brendëshme.

Gjendja e rrezikshme e ka preokupuar edhe vet kancelarin Olaf Scholz. Në vend që të bëjë luftë elektorale, Scholz të shtunën (18.05.2024) do të krijojë vet një përfytyrim në vend për situatën e vërshimeve. Këtë e komunikoi zëdhënësi i qeverisë së Saarland Julian Lange.

Në kryeqytetin e landit Saarbrücken është shpallur gjendje e dëmit të madh. Atje ku lumi Saar ka dalë nga shtrati janë vërshuar disa rrugë prej ujit dhe janë bllokuar – ndër të tjera edhe është bllokuar edhe autostrada e qytetit. Nga disa ndërtesa në këtë zonë të qytetit duhej të evakuoheshin njerëzit. Qendra për mbrojtjen nga katastrofat e konsideron gjendjen mjaft të tensionuar.

Lumi Saar do të vazhdojë të ketë rritje të nivelit të ujit për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Shërbimi sinoptik i Gjermanisë ka regjistruar 100 litra ujë shiu për metër katror. Ndonëse reshjet janë rralluar situata është ende e vështirë në zonat e evakuuara të Saarlandit.

Po ashtu edhe në Nyrenberg brenda tri orësh ka pasur reshje të  vazhdueshme dhe janë regjistruar gjithsej 300 emergjenca të zjarrëfikësave. /DW

/Shqip.com