Lajme

Gjendja nëpër pika kufitare, kaq po zgjasin pritjet

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar infografikën që tregon për pritjet nëpër hyrje-dalje të pikave kufitare.

Bazuar në këtë infografikë, pritjet më të gjata janë në Merdare dhe te Dheu i Bardhë. Për të hyrë në Kosovë përmes këtyre dy pikave kufitare, pritjet janë deri në 30 minuta.

Në pikat tjera kufitare, pritjet po zgjasin nga 3 deri në 10 minuta.

/Shqip.com