Lajme

“Situata me zjarret është e menaxhueshme”

Foto e ilustruar

Agjencia e Menaxhimit Emergjent, ka kumtuar se gjendja me zjarret në Kosovë është e menaxhueshme.

Disa zona në Kosovë kanë pësuar nga zjarret – shkaktuar kryesor raportohet të jenë temperaturat e larta që po vazhdojnë të mbretërojnë në Kosovë.

“Numri i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 5 gusht 2021 ne komunën e Vitisë, Fshati i Ri, ku ndër veprojnë te gjitha kapacitetet në dispozicion të komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës u janë vënë në dispozicion edhe komunat fqinje si Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica”.

“Situata në Parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna, lokacioni Shtupeq, është e menaxhueshme nga kapaciteti lokal”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kjo agjenci theksoi se Mitrovica është ndër të vetme komuna që aktualisht nuk ka asnjë vatër zjarri.

AME ka apeluar te të gjithë qytetarët e Kosovës për kujdes të shtuar ne periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe te raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë. /Shqip.com