Lajme

Gjendja e reshjeve të shiut ka paraqitur disa vërshime të shpejta

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të Kosovës. Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se janë paraqitur disa vërshime të shpejta, si pasojë e reshjeve.

“Si pasojë e reshjeve të shiut gjatë ditës së djeshme (14/12/2022) dhe gjatë orëve të natës, nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në pjesën veriore, veri – perendimore, veri – lindore, lindore etj disa lumenjë kryesisht ata me karakter të rrëkeve, kanë paraqitur disa vërshime të shpejta”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Tutje, bëhet e ditur se janë përmbytur edhe disa toka bujqësore dhe janë shënuar rrëshqitje të dheut.

“Ndërsa nëpër disa segmente të lumenjëve kryesorë janë shkaktuar edhe përmytje të lokalizuara lumore, të cilët mund të kenë shkaktuar vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të kanalizimeve dhe vështirësi të qarkullimit, por edhe përmbytje të tokave bujqësore. Kësaj situate i ka kontribuar edhe shkrirja e borës së rën ditë më pare”, ka njoftuar insituti.

Situata e përgjithshme hidrometeorologjike, është në përmisim gradual, prandaj edhe gjendja e lumenjëve, pritet të stabilizohet, thuhet gjithashtu në njoftim.

/Shqip.com