Rozë

Gjendet sozia e Sara Berishës, blogerja duket identike me aktoren e njohur turke

Sarah Berisha

Thuajse secili prej nesh pretendohet se e kemi një sozi diku në botë.

Edhe blogeres shqiptare, Sara Berishës së fundmi i është vërejtur ngjashmëria e ‘frikshme’ me aktoren turke  Asli Enver, e njohur ndryshe si Nisan te seriali “Dielli i Dimrit”, apo Sureyya te “Nusja nga Stambolli”.

Sarah ka realizuar së fundmi një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku dikush i shkruan “Të kanë thënë se ngjan me Asli Enver se dukesh fiks si ajo”.

Edhe vetë Sarah ka postuar foto duke krahasuar veten me turken bukuroshe teksa ka treguar i kanë thënë shpesh dhe se i pëlqen shumë si aktore.

Aktualisht Sara po shijon lidhjen me Dj Pm, romancë e cila nisi në Big Brother Vip./Shqip.com

Në fotot e shumta ato duken indentike dhe vështirë se mund t’i dallosh nga njëra-tjetra. Ja disa prej tyre: