Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Sheshi "Skenderbeu" Prishtinë

Një person është gjendur pa shenja jete në Prishtinë. Sipas Policisë së Kosovës, në vend të ngjarjes kanë dalë ekipi i emergjencës, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalë ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, njofton policia.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet te hetohet”, përfundon njoftimi.

/Shqip.com