Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Partesh

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Partesh.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“VDEKJE E DYSHIMTË- Partesh 03.06.2023 – 18:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur  pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

/Shqip.com