Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në një rrugë të Pejës

Një person është gjetur sonte i vdekur në rrugën “Mbreti Piro” në Pejë. Njësitet policore e kanë gjetur të shtrirë dhe pa shenja jete në momentin kur kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 21:16 në rrugën ‘Mbreti Piro’ është gjetur një person i shtrirë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është njoftuar emergjenca. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente policore për t’i hetuar rrethanat.

/Shqip.com