Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Banjë të Istogut

Është gjetur pa shenja jete një person në Banjë të Istogut.

Lajmin për Shqip.com, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai tha se personi pa shenja jete është gjetur në shtëpinë e tij.

“Rreth orës 7:15 në fshatin Banjë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, u shpreh Gashi.

/Shqip.com