Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Shirokë të Suharekës

Ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete në fshatin Shirokë të Suharekës.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 11:24.

“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh.

Detaje të tjera nuk janë dhënë nga policia./SHQIP.com