Lajme

Gjendet pa shenja jete një 66 vjeçar në Prizren

Policia e Kosovës.

Një person i moshës 66 vjeçare është gjetur pa shenja jete në Prizren.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor i cili ka dal në vendin e ngjarjes.

Vesel Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit tha për Shqip.com se trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është gjetur një person pa shenja jete. Mosha e tij është 66 vjeçare. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor që kishte dal në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.

Ilustrim

Gashi tha se policia e ka hapur rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

“Policia ka hapur rastin si “Vdekje e dyshimtë”.

Sipas hetimeve të para në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja të dhunës./Shqip.com