Lajme

Gjendet pa shenja jete një 24 vjeçare në Mitrovicë

Një grua e moshës 24 vjeçare është gjetur pa shenja jete gjatë pasiditës së sotme në qytetin e Mitrovicës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar, Avni Zahiti- zëdhënës në Policinë e Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Sot, rreth orës 17:30, nga  familjarët e  viktimës është raportuar se brenda banesës  së tyre  në  Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima  femër e moshes 24 vjeçare”, ka thënë Zahiti.

Më tutje ai ka thënë se Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit.

Po ashtu me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

/Shqip.com