Lajme

Gjendet një person i vdekur pranë lumit në Pejë

Lajmi i fundit

Një person është gjetur sot pa shenja jete rreth orës 14:20 pranë lumit në fshatin Lutogllavë të Pejës.

Lajmin për SHQIP.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se njësitë relevante janë dal menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:20, Policia është informuar se në fshatin Lutogllavë-Pejë, një person është i shtrirë pranë lumit. Njësitet relevante menjëherë kanë dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe ekipi mjekësorë i cili ka konstatuar se personi i shtrirë është pa shenja jete”, tha Rugova.

Ai tutje bëri të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, dhe rasti cilësohet ‘Hetim i Vdekjes’./SHQIP.com