Lajme

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë – policia nis hetimet

Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jete të martën e 4 dhjetorit në Prishtinë.

Sipas policisë, ai është gjetur në shtëpinë e tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./SHQIP.com