Lajme

Gjendet një person i vdekur në parkingun e një qendre tregtare në Pejë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person është gjendur pa shenja jete në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi

“Sot, rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën ‘Lekë Dukagjini’, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare përkatësisht afër objektit të ‘Viva Fresh’ është një person i shtrirë. Për rastin, në Policinë e Kosovës kanë njoftuar nga stafi i qendrës tregtare. Policia së bashku me emergjencën  kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.

Tutje, Gashi tha se familjarët e viktimës nuk kanë dyshuar në askënd dhe kanë thënë se i ndjeri ishte i sëmurë edhe më herët.

“Familjarët janë intervistuar dhe thonë se nuk kanë dyshuar në askënd pasi kanë deklaruar se i ndjeri ka qenë i sëmurë. Pra, kemi të bëjmë me vdekje natyrale”.

Sipas Gashit, prokurori i rastit ka shikuar edhe kamerat e sigurisë dhe së fundi viktima iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.

/Shqip.com