Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Pejë, dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

Minat

Një person në Pejë, ka njoftuar policinë se ka hasur në një mjet shpërthyes, ku më pas FSK ka bërë tërheqjen e tij.

Sipas FSK-së ky mjet daton që nga Lufta e Dytë Botërore. 

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se kishte hasur në një mjetë shpërthyes. Njësia e deminimit të FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit që sipas tyre kishte mbetur nga lufta e dytë botërore” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës

Policia tutje, njofton se nuk është raportuar për ndonjë incident./ Shqip.com