Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Podujevë, intervenon FSK dhe KFOR-i

Deminimi i mjeteve shpërthyese.

Një qytetar ka raportuar në polici se në afërsi të lumit ka gjetur një mjet shpërthyes.

Rasti ka ndodhur mesditën e së dielës në fshatin Bajqinë të Podujevës, shkruan Shqip.com.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se në afërsi të lumit kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e  ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Ilustrim

Ndërsa njësitet për deminim i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente./Shqip.com