Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në një minierë në Novobërdë

Miniera e Novobërdës

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të enjten në një minierë në Novobërdë, përcjell Shqip.com.

Sipas Policisë së Kosovës, një person ka raportuar se derisa ishte duke asistuar dy hulumtuesve të huaj, në një shpellë në thellësi rreth 15 metra, kishin vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes.

Minatorët e Novobërdës.

Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente.

“Minjerë e Vjetër, Novobërdë  07.10.2021 – 13:45. Një mashkull kosovar (udhëheqës  turistik) ka raportuar se derisa ka qenë duke asistuar dy hulumtueseve të huaj, në një shpellë në thellësi rreth 15 metra kishin vërejtur në nje mjet të dyshuar shpërthyes. Me 08.10.2021 njësiti për deminim i FSK-së kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe e kanë bërë deminimin e mjetit pa incidente”, thuhet në njoftimin e Policisë./SHQIP.com