Lajme

Gjendet një mjet shpërthyes në Junik, intervenon FSK-ja

FSK

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur në oborrin e një banorit nga Juniku.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka bërë të ditur për Shqip.com së në koordinim me Forcën e Sigurisë së Kosovës është bërë eksplodimi i sigurt i mjetit në fjalë.

Rreth orës 08:15 Policia e Kosovës ka marrë informacion nga një ankues se gjatë punimeve në shtëpinë e tij ka vërejtur një mjet të dyshit. Njësit relevante të Policisë së Kosovës kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë bërë sigurimin e vendit dhe është njoftuar njësiti për deminim i FSK-së dhe rreth orës 13:10 është kryer eksplodimi i sigurt i mjetit në fjalë”, ka bërë të ditur Rugova.

Ai gjithashtu ka njoftuar se nuk ka pasur dëme materiale apo të lënduar./Shqip.com