Lajme

Gjendet një granatë në oborrin e një shtëpi në Kllokot, Policia jep detaje

Një qytetar nga Kllokoti ka informuar Policinë e Kosovës se ka gjetur një mjet të dyshimtë në oborrin e tij.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacionit Policor në Kllokot, ka pranuar ankesë nga Z.J. (1963)  Kosovar Serb nga fsh.Mogillë Komuna Kllokot se në oborrin e shtëpisë së tij ka gjetur një mjet të dyshuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me të marrë informatën, Patrulla e Policisë së Stacionit Policor Kllokot menjëherë kanë dalë ne vendin e ngjarjes dhe pas shikimit të vendit të ngjarjes kanë vërejtur se bëhet fjalë për një granatë dore me ngjyrë të gjelbër, e vjetërsuar, e pa shpërthyer dhe e siguruar me sigurues.

Po ashtu është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe njësiti për deminim nga KFOR-i Amerikan, po ashtu edhe njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan.

Granata është tërhequr e pa shpërthyer nga njësitet përkatëse.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe rasti të dërgohet në Njësitin e Hetimeve Rajonale për hetime të mëtejme./Shqip.com