Kulturë

Gjendet një gjerdan misterioz në rrënojat e Titanikut

Gjerdani, i bërë nga dhëmbi i një peshkaqeni Megalodon, u gjet në Kanalin anglez nga anëtarët e organizatës Magellan, të ngarkuar me hetimet nënujore dhe hartimin e shtratit të detit.

Zbulimi u bë gjatë një projekti skanimi nënujor nga Magellan i cili kapi 700,000 imazhe të mbytjes nga dy nëndetëse.

Gjerdani u gjet nën rrënojat e titanikut.

Gjerdani i dhëmbëve megalodon nuk mund të hiqej nga rrënoja për shkak të një marrëveshjeje midis qeverisë amerikane dhe britanike që ndalon heqje të tilla nga anëtarët e publikut.

Shefi ekzekutiv i Magellan, Richard Parkinson, tha se zbulimi i tij ishte “befasues dhe i bukur”.

Kompania tani planifikon të gjejë pronarin e gjerdanit duke përdorur inteligjencën artificiale për të kontaktuar familjarët e 2200 pasagjerëve në bordin e Titanikut kur ai u fundos.

Pamjet e pasagjerëve që hipin në anije do të analizohen me teknologjinë, duke përfshirë njohjen e fytyrës dhe rrobat që ata kishin veshur.

Megalodonët ishin peshkaqenë kolosalë që jetuan rreth 23 milion deri në 2.6 milion vjet më parë.

Nga hunda te bishti, thuhet se ato kanë qenë rreth 16 metra në gjatësi.

/Shqip.com