Lajme

Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Gjilan

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person është gjetur pa shenja jetë pasditen e së dielës në shtëpinë e tij në fshatin Zhegër të Gjilanit, përcjell Shqip.com.

Përmes raportit 24-orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e saj kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e PK-së.

Po ashtu, bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Për këtë, Policia ka inicuar rast si “vdekje e dyshimtë”./SHQIP.com