Lajme

Gjendet i vdekur një person në Gjilan, policia nis hetimet

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Gjilan.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Gjilan 19.03.2023-07:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në  shtëpinë e tij. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Tutje, thuhet se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Kurse, rasti është duke vazhduar që të hetohet.

/Shqip.com