Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Shtërpcë

Një burrë është gjetur i vdekur dje në fshatin Berevcë të Shtërpcës.

Në raportin 24 orësh, rasti është klasifikuar si “Vdekje e dyshuar”.

“VDEKJE E DYSHUAR – Fsh. Berevce, Shtërpcë 29.12.2023-17:25. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u lirohet familjareve”, thuhet në raportin e policisë.

/Shqip.com