Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në shtëpinë e tij në Ferizaj

Një 43-vjecar është gjetur pa shenja jetë sot gjatë ditës së shtunë në shtëpinë e tij në Ferizaj.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli tha se viktima është gjetur nga familjarët e tij dhe vdekjen e saj e kanë konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjës.

“Sot, rreth orës 14:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ” Zenel Hajdini”,rrugica “Drenica” në Ferizaj është gjetur nga familjarët në shtëpinë e tij një person pa shenja jete me inicialet B.S ( M/K) i moshës 43 vjeçar. Vdekja është  konfirmuar nga mjekët kujdestarë”, tha Veseli.

Tutje, Veseli tha se për rastin janë intervistuar edhe familjarët e viktimës.

“Policët hetues dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta hetuar rastin. Janë intervistuar edhe familjarët e viktimës”.

Sipas Veselit, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt,  trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kurse, rasti është cilësuar ” Hetim mbi vdekje”./Shqip.com