Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një burrë është gjendur pa shenja jete në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes raportit të tyre 24 orësh ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosoves

Tutje, PK-ja njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion./Shqip.com