Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Ferizaj, dyshohet se vrau veten

Shtytje për vetëvrasje

Një burrë është gjetur pa shenja jetë nga familjarët e tij në Ferizaj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ka vrarë veten.

Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Nga familjarët kanë njoftuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vend ngjarje ku është konstatuar vdekja  e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia e Kosovës.

Tutje, PK-ja njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Shqip.com