Gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri në Skenderaj
Trupi i një burri 77-vjeçar është gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt.
Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë ai.
/Shqip.com