Lajme

Gjendet i vdekur një 60 vjeçar, dyshohet për vetëvrasje

Një person i moshës 60 vjeçare është gjendur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas Policisë, dyshohet se i njëjti kreu vetëvrasje.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan rreth orëve të hershme të mëngjesit ka pranuar një informatë se në një lagje të qytetit të Gjilanit në rrugë është një person i shtrirë. Njësitet policore relevante menjëherë i janë përgjigjur rastit po ashtu në vendin e ngjarjes ka dalur edhe ekipi e emergjencës së bashku me mjekun kujdestar i cili në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e personit me inicialet A.G. (60 vjeçar).Në vendin e ngjarjes po ashtu është gjetur një armë zjarri afër trupit të viktimës dhe sipas hetimeve të para dyshohet për rast vetëvrasje” thuhet në raportin e PK-së.

Lidhur me këtë rast janë duke vazhduar hetimet dhe në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit trupi i pajetë është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

/Shqip.com