Lajme

Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se u vetëvra

Ilustrim.

Një 34-vjeçar dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Qendrën e Paraburgimit në Prizren të hënën, përcjell Shqip.com.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, i paraburgosuri dyshohet se ka varur veten në dritaren e banjos së dhomës.

Tutje, SHKK njoftoi se viktima në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje në zhvillim mendoj, për çka është trajtuar nga mjeku i burgut, psikiatri dhe psikologu.

“Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri dhe psikologu”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Po ashtu, SHKK ka bërëtë ditur se lidhur me rastin, janë suspenduar zyrtarët përgjegjës dhe se janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori.

“Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur  dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, njofton tutje SHKK./SHQIP.com