Lajme

Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Lipjan

Ilustrim.

Një person 19-vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Hallaq i Madh, komuna e Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për Shqip.com se mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin  Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent  kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç”, ka bërë të ditur Borovci.

Policia e Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se PK menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit.​​/Shqip.com