Lajme

Gjendet i vdekur në trotuar një burrë në Podujevë

Një burrë ka njoftuar Policinë e Kosovës pasi ka gjetur një person të shtrirë në trotuar.

Sipas PK-së, viktima ka qenë pa shenja jete dhe familjarët kanë thënë se ka vuajtur nga sëmundjet e zemrës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur të shtrirë në trotuar viktimën mashkull kosovar. Sipas familjarëve, viktima ka qenë duke vuajtur nga sëmundje të zemrës”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, PK-ja ka njoftuar se në konsultim me prokurorin trupi i pajetë u është liruar familjarëve.

/Shqip.com