Lajme

Gjendet i vdekur burri në një fushë në Podujevë, policia nis hetimet

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur i shtrirë dhe i alivanosur në një fushë në Podujeve.

Por, me dërgimin e tij për trajtim mjekësor është konstatuar se ka vdekur.

“Podujevë 15.01.2023 – 12:50. Një mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në fushë i alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dal ekipi mjekësor, kanë marrë viktimën për ta dërguar në trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar nga emergjenca ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Tutje, sipas PK-së me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

/Shqip.com