Lajme

Gjendet e vdekur një grua në një shtëpi në Pejë

Vdekje / Ilustrim
Vdekje / Ilustrim

Një grua është gjendur e vdekur në një shtëpi në Pejë.

Përmes raportit policor njoftohet se viktima ishte gjetur nga një burrë, ky i fundit kishte raportuar rastin në polici.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se e ka gjetur viktimën femër kosovare në shtëpi pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, po ashtu lidhur me rastin kanë dalur njësitë përkatëse policore”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia e Kosovës

Tutje, PK-ja njofton se me urdhër të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është  dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion

Si dhe, thuhet se rasti po vazhdon të hetohet./Shqip.com