Gjendet e mitura nga Vitia – thotë se është dhunuar
Publikuar:
(06.11.2021 09:14:34)

Një vajzë e mitur nga Vitia e cila ishte raportuar e zhdukur, është gjetur të premten.
Sipas policisë, ajo ka deklaruar se është dhunuar nga një person.
“Viktima është intervistuar në prezencë të punëtorit të qendrës për punë sociale, ku ka njoftuar se ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Viktima dërgohet në ekzaminim gjinekologjik.
Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./SHQIP.com