Lajme

Gjendet 13-vjeçari i humbur nga Prizreni

Policia e Kosovës ka informuar se 13-vjeçari Ender Cahani nga Prizreni është gjetur, pasi që ditën e djeshme nëna e tij e kishte paraqitur djalin e saj si të humbur.

“Rreth orës 18:00 , pasi që është publikuar kërkesa për fëmijën e zhdukur, falë bashkëpunimit të qytetarëve policia ka marr disa informata rreth vendndodhjes së viktimës së lartcekur, i cili ka qenë i raportuar si i zhdukur nga ana e familjareve.

Me të mare informatën hetuesit nga Hetimet rajonale në Prizren kanë kërkuar ndihmën e policëve të Stacionit Policor Prishtinë –Jug, të cilët kane dalë në teren dhe e kanë gjetur viktimën, fëmijën Ender Cahani (13 vjeç) nga Prizreni, i raportuar si i zhdukur që nga data 08/12/22″, thuhet në njoftimin e policisë.

I njëjti është intervistuar nga hetuesit e Sektorit rajonal të Hetimeve të Prizrenit, në prezencë të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale dhe më pas është dërguar në emergjencën e qytetit ku është kontrolluar gjendja e tij. Pastaj fëmija është marrë nga familjarët e tij.

Lexo edhe:
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një 13-vjeçari

“Për të gjitha veprimet e ndërmarra, hetuesit rajonal janë konsultuar me Prokurorin kujdestar. I njëjti është arritur të gjendet falë bashkëpunimit të qytetarëve andaj Policia e Kosovës shfrytëzon rastin që edhe njëherë të falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan që të gjejmë fëmijën”, theksohet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com