Lajme

Gjenden tre emigrantë ilegal në një kamion të mallrave

Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në tre persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra.

Sipas deklaratave të personave tre refugjatët janë nga Pakistani, të tre emigrantët janë ndaluar gjithashtu edhe vozitësi i kamionit të cilët pastaj janë dorëzuar tek Policia e Kosovës.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095.