Lajme

Gjenden telefona dhe drogë në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë

Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka raportuar se në Qendrën e Paraburgimit në Novobërdë ka gjetur një qese, në të cilën kishte dy telefona celularë, dy numra të paaktivizuar të telefonit dhe një sasi substancë narkotike në peshë 31.17 gram.

“Qendra e Paraburgimit, Pasjak-Novobërdë 25.11.2022-20:00. Është raportuar se brenda rrethojave të qendrës së paraburgimit është gjetur një pako (qese) në të cilën në brendi kishte, dy telefona celular, dy numra të telefonit të pa aktivizuar dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 31.17 gram, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com