Lajme

Gjenden mbetje mortore në Prizren

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Disa mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut, janë gjetur në Prizren.

Personi që ka lajmëruar rastin në polici, ka qenë duke hapur një varr ku edhe ka hasur në mbetjet mortore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas njoftimit rasti vazhdon të hetohet nga prokuroria.

/Shqip.com