Lajme

Gjenden mbetje kockore në Sarandë, policia: Po hetojmë se kujt i përkasin

Mbetje kockore humane në proces dekompozimi janë gjetur mbrëmjen e djeshme në fshatin Xarrë të Sarandës.

Për ekzaminime të mëtejshme ato janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë po punon për identifikimin se kujt i përkasin mbetjet kockore.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Xarrë, pranë varrezave të fshatit, janë gjetur mbetje kockore humane, në proçes dekompozimi. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë vijon punën për identifikimin e shtetasit/es, të cilit/es i përkasin këto mbetje kockore si dhe zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti“,thuhet në njoftimin e Policisë së Sarandës.

/Shqip.com