Lajme

Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në Spanjë, e zhdukur që në vitin 2014

Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në Spanjë, e zhdukur që në vitin 2014
Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në Spanjë, e zhdukur që në vitin 2014

Gjenden eshtrat e 22-vjeçares shqiptare të vrarë nga ish-partneri i saj. Pas rreth 9 vitesh nga vrasja e shqiptares Sibora Gegani në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e saj.

Mediat spanjolle shkruajnë se eshtrat e Geganit u gjetën në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.

Autori ka dëshmuar se e kishte murosur në murin e banesës. Sakaq ka rrëfyer se ka përdorur acid për të shpërbërë trupin e saj.

Pas rrëfimit te autorit, autoritetet spanjolle kanë gjetur eshtrat e shqiptares në një qese plastike brenda murit të banesës ku ata jetonin bashkë. Eshtrat e gjetura janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Malaga për të konfirmuar se i përkasin të resë së zhdukur përmes analizave të ADN-së.

Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014.  Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kameriere në qytetin Costa del Sol.

/Shqip.com