Lajme Ballkan

Gjeka: Janë dëgjuar lëvizjet e tërmetit në Ulqin por nuk është krijuar panik

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Drejtori i Orgnizates Turistike në Ulqin, Fatmir Gjeka, tha se tërmeti, i cili ndodhi në ditën e sotme me epiqendër në detin Adriatik, është ndjerë edhe në qytetin e Ulqinit.

Gjekaj ka folur për Shqip.com ku tha se gjatë kësaj kohe Ulqini ka qenë i mbushur me turist, por nuk është krijuar panik tek ata.

“Kur ka ndodhur tërmeti janë dëgjuar lëkundjet. Në atë kohë në Ulqin ka pasur turist por që nuk është krijuar panik tek ata”, tha Gjeka.

Gjithashtu,  ky termet nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Siç ka raportuar EMSC, thellësia e këtij tërmeti ka qenë 10 kilometra dhe është regjistruar 3 km larg qendrës së Durrësit duke u dëgjuar lëkundjet edhe në Ulqin./Shqip.com