Lajme

Gjatë vikendit do të bllokohen shtatë rrugë të kryeqytetit

Prishtina

Shtatë nga rrugët kryesore të Prishtinës do të funksionojnë si rrugë njëkahore.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës do të testojë shndërrimin e gjithë unazës qendrore të kryeqytetit në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Testimi do të bëhet gjatë vikendit ku qarkullimi është më i vogël, pra më datën 23-24 prill.

Rrugët që do të testohen janë:

  • Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
  • Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
  • Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
  • Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
  • Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
  • Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
  • Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.

Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve./SHQIP.com