Lajme

Gjatë të hënës paralajmërohen reshje të dendura të shiut, mund të shkaktohen përmbytje

Moti në Kosovë

Nesër gjatë ditës së hënë është paralajmëruar përkeqësim i motit i cili mund të sjell reshje të dendura deri tek përmbytje të shpejta.

Duke u bazuar në njoftimin e “Prishtina Weather” thuhet se mund të ketë stuhi me erë.

“Mot mjaft jostabil po pritet të përfshijë vendin gjatë ditëve të fundit të gushtit, që do të shoqërohet me zhvillime të rrebesheve me bubullima. Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal mjaft stacionar, apo pak të lëvizshëm, mund të sjellë tek reshje më të dendura, në formë stuhie me erë. Reshjet dendura, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta, apo grumbullim të ujit në pjesë më të ulëta”, thuhet në njoftimin  e PË-së.

Tutje, PW-ja ka njoftuar se ekziston mundësia edhe për breshër gjatë të hënës.

Ndërsa, temperaturat do të pësojnë një rënie ditëve të para të shtatorit./Shqip.com