Lajme

Gjatë qershorit hotelet e Kosovës u vizituan nga 37 mijë e 292 persona

Hotel Grand

Në bazë të raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës del se gjatë muajit qershor hotelet e Kosovës u vizituan nga 37 mijë e 292 persona.

“Në qershor 2022, pjesë e anketës ishin 209 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e

Kosovës. Sipas anketës, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 37 292, prej tyre 30.59% ishin vizitorë vendorë dhe 69.41% ishin të jashtëm, ndërsa numri i net-qëndrimeve ishte 64 271, prej tyre 25.36% nga vendorët dhe 74.64% nga të huajt”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Lexo edhe:
Reportazh: “Manifesta 14”, festivali që po sjell vizitorë të shumtë në Prishtinë

Po ashtu është bërë e ditur se numrin më të madh të vizitorëve e mbanë qyteti i Prishtinës.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e pati rajoni i Prishtinës me 16 989 vizitorë dhe 29 626 net-qëndrime”, thuhet më tutje në njoftim.

Kurse, sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Turqia./Shqip.com