Ekonomi

Gjatë janarit u regjistruan 878 biznese të reja

Gjatë muajit janar të vitit 2023 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ( ARBK) janë regjistruar 878 biznese të reja.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Gjatë muajit janar të vitit 2023 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve ( ARBK) janë regjistruar 878 biznese të reja, kurse gjatë vitit 2022 gjithsejtë janë regjistruar 11053 biznese të reja”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim, thuhet se bizneset e reja të regjistruara gjatë vitit 2022 shënojnë numrin më të lartë të bizneseve të regjistruara që nga viti 2009 në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve Kosovare.

Poashtu, gjatë vitit 2022 janë shuar 1774 biznese, nga të cilat 278 kanë kaluar nga Biznesi Individual në SHPK, por që sipas ligjit përkatës në fuqi, bizneset që ndryshojnë llojin e biznesit, me automatizëm konsiderohen të shuara.

/Shqip.com