Lajme Botë

Gjatë fushatës zgjedhore në Ekuador, vritet kandidati për president (Video) 

Kandidati për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, është qëlluar për vdekje përgjatë fushatës zgjedhore.

Villavicencio, pjesëtar i Asamblesë Kombëtare të shtetit, është sulmuar të enjten pasi është larguar nga një takim me mbështetës në qytetin verior Kuito, shkruan BBC.

“Villavicencio ka qenë duke hyrë në makinë kur një burrë i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar në kokë”, u ka thënë një pjesëtar i ekipit të fushatës së tij mediave lokale.

Oficerët e policisë punojnë jashtë vendit të tubimit ku z. Villavicencio u vra

Presidenti aktual Guillermo Lasso, është zotuar se ky “krim nuk do të mbetet pa ndëshkim”.

Dëshmitarët kanë thënë se Villavicencio, 59-vjeçar, është qëlluar tri herë me armë.

I dyshuari është plagosur, po ashtu, gjatë shkëmbimit të plumbave me pjesëtarë të sigurisë, dhe më vonë ka vdekur nga plagët, kanë thënë autoritetet.

Në total, nëntë persona është thënë të jenë plagosur në këtë incident.

Ndryshe, rundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet do të mbahet më 20 gusht.

/Shqip.com