Gjashtë të vdekur pas rrëzimit të një aeroplani në Alaska

Gjashtë persona kanë vdekur pasi një aeroplan u rrëzua në Alaskë Juglindore të enjten, ka njoftuar roja bregdetare, transmeton Shqip.com.
“Një ekuipazh i helikopterit MH-60 Jayhawk nga Stacioni Ajror i Rojës Bregdetare gjeti rrënojat në orën 2:37 pasdite dhe uli dy notarë shpëtimi të cilët nuk raportuan asnjë të mbijetuar,” ka bërë të ditur roja bregdetare përmes një deklarate për media.
Në bordin e avionit ishin pesë pasagjerë dhe një pilot.
Sipas rojës bregdetare, në momentin e përplasjes së aeroplanit kishte mjegull dhe shi të lehtë me erë të moderuar dhe dukshmëri dy milje.
Trupat e Shtetit të Alaskës dhe Rojet Bregdetare filluan kërkimin e tyre pasi aeroplani u zhduk herët të enjten, tha për CNN oficeri i rojeve bregdetare, Kip Wadlow./SHQIP.com